Santos: Përshëndes hapjen e listave



Santos: Përshëndes hapjen e listave

20:40 30/07/2020

“Partitë të vazhdojnë dialogun konstruktiv”

Lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, reagoi edhe reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Nëpërmjet një reagimi ajo përshëndet vendimin për hapjen e listave dhe I kërkon partive politike të ruajnë frymën e dialogut.

“Përshëndes miratimin në Parlamentit për hapjen e listave. Është e rëndësishme që të gjitha partitë në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, një kriter themelor për Bashkimin Europian“, shkruan Santos.

Tv Klan




Të ngjashme