Sapo kishte goditur 30 herë për vdekje gruan, reagimi i 51-vjeçarit para policisë

Posta

Sapo kishte goditur 30 herë për vdekje gruan, reagimi i 51-vjeçarit para policisë

12:00 12/10/2019

Me gjasë ky është një nga ato rastet kur shprehja “lot krokodili” zë vend më së miri. Ky është momenti kur një 51-vjeçar pretendoi para policisë së e kishte gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes së tij jashtë shtëpisë. Në të vërtetë ai e kishte vrarë atë me një levë hekuri.

David Pomphret, një ekspert kompjuteri në Britani, e goditi bashkëshorten e tij 49-vjeçare Ann Maria më shumë se 30 herë në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stallës së kuajve në shtëpinë e tyre në Winwick, Cheshire, më 2 Nëntor të vitit të shkuar.

Bashkëshortët, të cilët jetonin me vajzën e tyre 18-vjeçare Meghan, kishin qenë duke blerë vegla puna në një dyqan aty pranë, kur sipas 51-vjeçarit gruaja nisi ta tallte e ta shante.

Duke folur në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në gjykatën e Liverpool, Pomphret tha se gruaja e kishte tallur për performancën e tij seksuale dhe e kishte goditur me shuplakë. Kjo e kishte bërë që “të humbiste kontrollin” e ta godiste 49-vjeçaren deri në vdekje.

Por siç shkruan DailyMail, kur policia shkoi në shtëpinë e 51-vjeçarit, në kohën kur bashkëshortja e tij sapo kishte vdekur, ai pretendoi se nuk ishte personi përgjegjës. Pomphret u zbulua vetëm pasi në çorapen e tij u gjet një shenjë gjaku e bashkëshortes. Një ditë më parë, ai u shpall fajtor për vrasjen e Ann Marie.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të oficerëve të policisë në kohën e vrasjes, 51-vjeçari shfaqet i ulur në ambulancë dhe gjoja nën shok. Ai i tregon policisë se e kishte gjetur gruan përtokë, pasi kishte dalë për ta kërkuar.

I pyetur se çfarë kishte ndodhur, ai i thotë policisë: “Disa orë më parë gruaja zbriti poshtë tek stalla. Tha se kishte harruar diçka. Nuk e di nëse ishte diçka që lidhej me kuajt apo arsyen përse erdhi poshtë. Unë ndërkohë u mora me punë nëpër shtëpi. Pas një farë kohe vajti vonë dhe vendosa ta pyes ç’po bënte. I shkruajta mesazh, por nuk mu përgjigj. I shkruajta sërish pak më vonë, asgjë. Mendova mos ka pasur ndonjë problem me kuajt. Na ka ndodhur në të shkuarën që kanë goditur rrethimin dhe kuajt kanë dalë jashtë. Kështu që shkova poshtë dhe e gjeta të shtrirë përtokë. O Zot”, tha Pomphret para oficerëve.

Teksa juria në sallën e gjyqit dha verdiktin e saj unanim duke e shpallur fajtor, 51-vjeçari nuk pati asnjë reagim. Dënimi për të do të jepet të martën e ardhshme./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT