Sara dhe Ledri siç dihet janë bërë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Ata po përjetojnë lumturinë më të madhe në jetën e tyre dhe gjithë vëmendjen e dashurinë ia kanë kushtuar vajzës së tyre.

Sara është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan foto me vajzën e saj. Së fundmi ajo ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre i kërkoi që të publikonte foton e barkut të saj pas lindjes.

Sara ka surprizuar të gjithë! Edhe pse kanë kaluar shumë pak kohë nga lindja, ajo e ka barkun pa asnjë shenjë dhe të sheshtë. Ajo tregoi se akoma vazhdon të ketë 9 kilogramë nga shtatzënia. /tvklan.al