Sara dhe Ledri janë në prite për tu bërë prindër për herë të parë. Ata po presin t’i vijë në jetë vajza e tyre dhe për këtë gjë janë shumë të lumtur.

Disa ditë më parë Sara dhe Ledri kanë organizuar festën “baby shower” me miqtë dhe të afërmit e tyre në oborrin e shtëpisë.

Së fundmi Sara ka ndarë disa foto nga kjo festë në Instagram, ku duket se kanë kaluar shumë bukur dhe e kanë shijuar në maksimum. Në një foto shihet Sara, Ledri dhe dy prindërit e reperit. Ajo që ra më shumë në sy është ngjashmëria e madhe që ka Ledri me të atin. /tvklan.al