Sarah Jessica Parker “tradhëtoi” këpucët e saj me taka për shapkat këtë fundjavë.

Aktorja 56-vjeçare u fotografua teksa shijonte një ditë plazhi me familjen e saj në Hamptons ditën e shtunë pas disa javëve të zëna duke filmuar rikthimin e “Sex and the City”.

Ylli Hollivudian, veshur me një trupore të zezë, syze të mëdha dhe flokët kapur, u pa shtrirë në rërë së bashku me bashkëshortin e saj, Matthew Broderick dhe 2 binjaket e tyre 12-vjeçare, Tabitha dhe Marion. Çifti prej shumë kohësh, gjithashtu kanë një djalë 18-vjeçar të quajtur James Wilkie.

Gjatë javëve të fundit, Parker është parë së bashku me koleget e saj Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, duke filmuar skena të filmit kudo nëpër qytetin e New York.

Sipas një skenari të publikuar para kohe, në filmin e ri të quajtur “And Just Like That…,” do të ketë drama midis Carrie Bradshaw dhe Mr. Big. /tvklan.al