Vdekja e aktorit të “Sex and the City”, Willie Garson, mori reagime të shumta në rrjetet sociale, përveç mikeshës së tij të ngushtë, Sarah Jessica Parker.

Ndërsa të gjithë shprehnin keqardhjen e tyre dhe ngushëllimet, pyetja e madhe ishte: “Po Sarah ku është?

Ditën e djeshme, aktorja përdori platformën sociale Instagram për të shkruar fjalët e saj përkrah fotove me Garson në dekadat e shkuara.

Ka qenë e papërballueshme. Ndonjëherë heshtja është një pohim. E gravitetit. E dhimbjes. E magnitudës së humbjes së një miqësie më shumë se 30-vjeçare”.

Më tej, Parker vazhdon të përshkruajë momentet  e tyre së bashku në një paragraf të gjatë, ndërsa thotë:

Willie, do të më mungojë çdo gjë e jotja. Do t’i kujtoj gjithnjë momentet tona të fundit bashkë. Do të rilexoj çdo mesazh të ditëve të tua të fundit dhe do t’i shkruaj telefonatat tona”.

Sarah dhe Willie njiheshin shumë kohë përpara serialit, kështu që miqësia e tyre shtrihej për mëse 30 vjet. Sipas fjalëve, ata u njohën në një takim romantik të stisur nga njerëz të tjerë, por gjërat nuk funksionuan kurrë në atë drejtim dhe nisi një miqësi shumëvjeçare. /tvklan.al