Sarandë- Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të martë në një kanal në fshatin Vrion.

Personi është gjetur i mbytur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është rreth moshës 45- vjeç dhe dyshohet se është mbytur tre ditë më parë.

Policia po punon për identifikim e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al