Një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një shtetase italiane ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një italiania me inicialet M.S, 64 vjeçe, e cila ishte pasagjeria e motorit, si dhe u plagos në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj   65 vjeç me inicialet G.S. Ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës, të dy shtetas italianë me banim në Genova, Itali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/tvklan.al