Apokalipsi i flakëve po mban të mbërthyer edhe ishullin e Sardenjës. Ky ishull do të vuajë shumë shpejt dëmet më të mëdha financiare në historinë e tij kundrejt zjarreve problematike ku rreth 20 mijë hektarë pyje janë zhdukur si pasojë e  flakëve, ullishta, vreshta, ferma të shkatërruara, me kafshë të djegura. Por ka edhe më shumë dëme për biodiversitetin dhe bujqësinë.

Zjarri në pjesën perëndimore të ishullit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në 500 koshere dhe 30 milionë bletë, të rritura në zone. Në procesin e prodhimit të ushqimit, në Evropë, rreth 76% e kulturave kryesore bujqësore përfitojnë nga pllenimi.

Për të ndihmuar bletarët, ambientalistët kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon ripopullimin e territorit të bletëve: Synohet qe 24 mijë bletë të reja të gjejnë një shtëpi në ishull. Sipas Institutit te Lartë për Mbrojtjen e Mjedisit prodhimi bujqësor botëror i lidhur drejtpërdrejt me pllenimin e kafshëve përfaqëson një vlerë të vlerësuar ekonomike midis 235 dhe 577 miliardë dollarë.

Për të dhënë një ide mbi rëndësinë socio-ekonomike të prodhimit të mjaltit, është e dobishme të mbani mend se në të gjithë Bashkimin Evropian ka të paktën 600,000 bletarë , të cilët menaxhojnë 17 milionë koshere dhe prodhojnë rreth 250,000 tonë mjaltë në vit. Nga një vlerësim nga Urdhri i Agronomëve të provincës së Cagliari, humbjet mund të jenë të barabarta me një miliard euro. Do të duhen të paktën 15 vjet për të rindërtuar pyjet dhe shkurret mesdhetare të shkatërruara nga flakët.

Klan News