Aktorët Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarişin janë rikthyer sërish bashkë, disa muaj pasi i dhanë fund lidhjes së tyre që nisi në setin e xhirimit të serilit “I infiltruari”.

Në serialin i cili është transmetuar në Klan Plus, Çagatay Ulusoy luante Sarpin në rolin kryesor, ndërsa Duygu Sarişin luante rolin e Komisares Sema.

Miqësia e tyre u rikthye në dashuri gjatë xhirimeve, ndërsa në muajin tetor ata i dhanë fund lidhjes.

Sipas “Milliyet”, dy aktorët qëndruan të ndarë vetëm 5 muaj, ndërsa këtë fundjavë ata janë fotografuar sëbashku në një restorant në Etiler të Stambollit.

Shumë të afërt me njëri-tjetrin, ata janë argëtuar përgjatë gjithë natës.

Media turke raporton se ata kanë vendosur t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre, pasi u ndanë në kohën që Ulusoy kishte pëlqyer një foto të ish të dashurës së tij, Serenay Sarıkaya, aktore me të cilën kishte luajtur në një serial vite më parë./tvklan.al