Realizoi nga mesi i fushës si ish-futbollisti anglez në 1996

Ismaila Sarr realizoi një gol që vlen të jetë kandidat për Çmimin Puskas në takimin mes Ëest Bromëich dhe Ëatford i vlefshëm për javën e dytë të Championship, kategoria e dytë angleze.

Goditja nga 55 metra largësi e sulmuesit senegalez meritoi duartrokitjet edhe të tifozëve kundërshtarë dhe kujtoi një gol të ngjashëm të David Beckham nga mesi i fushës 26 vite më parë, kur Sarr nuk kishte lindur ende.

Beckham vulosi fitoren 3 – 0 në fushën e Ëimbledon asokohe. Çuditërisht Ismaila Sarr gaboi nga 11 metrat në golin që mund t’i kishte dhënë fitoren Watford ku luan edhe shqiptari Rei Manaj, i cili u aktivizua për pak minuta.

Tv Klan