Sulmuesi i Lazio ka luajtur në Turqi në vitet 2016-2020 dhe i njeh mirë rivalët e Gallatasarajit

Lazio nuk ka kohë që të mendojë për humbjen ndaj Milanit në kampionat, pasi të enjten e pret ndeshja e parë e Ligës së Europës kundër Gallatasarajit në transfertë.

Trajneri Maurizio Sarri kërkon që bardhekaltrit ta nisin mbarë aventurën europiane, ndërkohë që pritet që të bëjë disa ndryshime në skuadër për sfidën ndaj klubit të njohur turk.

Duket se për këtë përballje në Stamboll, nga mintua e parë do ta nisë sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

Sulmuesi 27-vjeçar e njeh mirë Gallatasarajin, ekip që i ka shënuar edhe gol, pasi ai ka qenë pjesë e rivalëve të Fenerbahçes.

Muriqi ka luajtur me verdheblutë për 1 sezon, përpara se të transferohej te Lazio, ndërsa në 2018-2019 ishte pjesë e Rizesporit, në Superligën turke.

Lojtari po kalon një moment mjaft të mirë, sidomos në kombëtare, ku golat nuk kanë munguar. Por edhe me italianët, në stërvitje forma e tij ka qenë optimale.

Trajneri Sarri po mendon që ta lërë Ciro Immobile-n pushim dhe t’i besojë Muriqit për të udhëhequr repartin ofensiv, me shqiptarin nga Kosova që është ekspert i kampionatit turk.

Klan News