Aventura e Maurizio Sarri në Premier League nisi me fitore. Chelsea mundi 3 – 0 në transfertë Huddersfield që ishte një kundërshtar i vështirë vetëm gjatë pjesës së parë. Goli i parë u realizua vetëm pas 30 minutave lojë. Kante shfytëzoi një krosim të Willain për të zhllokuar rezultatin.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë Jorginho shënoi golin e dytë më penallti. Pas pushimit vendasit u shfaqën pak në zonën kundërshtare, pasi loja u zotërua nga miqtë. Futbollistët e Chelsea festuan një tjetër gol në minutën e 80’. Hazard e nisi aksionin në gjysmëfushën e tij për t’i dhënë një pasim të saktë Pedro, i cili shuajti çdo shpresë të Huddersfield.

Tre pikët e para për Chelsea dhe Sarri në sezonin e ri të Premier League. Ndeshja më e rëndësishme e javës së parë do të luhet sot në orën 17:00 mes Arsenal dhe Manchester City.

Tv Klan