Nis gara për trajnerin e ri të kampionëve të Italisë

Maurizio Sarri nuk është më trajner i Juventus. Eliminimi nga Champions League ka sjellë këtë lëvizje të drejtuesve që nuk kanë vonuar të marrin këtë vendim.

Sarri kishte dhe 2 vite kontratë, por vetëm suksesi në kampionat ishte pak për ambientin bardhezi që kërkon prej kohësh trofeun e Champions. Kritikat e shumta gjatë një sezoni të vështirë përfunduan me largimin e trajnerit.

Mediat italiane kanë nisur menjëherë të nxjerrin emrat e mundshëm për stolin e Juventus. Simone Inzaghi përmendet si i pari në listë dhe nga italianët përflitet edhe Roberto Mancini.

Të dy janë nën kontratë me Lazio dhe përfaqësuesen e Italisë. Emrat të tjerë janë Zinedine Zidane që është ende me Real Madrid apo dhe Mauricio Pochettino që sezonin e kaluar qëndroi pushim pas largimit nga Tottenham.

Tv Klan