Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juvetusit. Lajmin e konfirmojnë mediat angleze sipas të cilave mes trajnerit aktual të Chelsea dhe klubit italian është arritur akordi.

Për arësye se ishte në qendër të vëmendjes si trajner i Napolit, Sarri u kërkua nga Chelsea por jeta në futbollin anglez rezultoi e vështirë për të. I vetmi sukses për tu shënuar është arritja në finalen e Europa League, pas së cilët italiani pritet të rikthehet sërish në serie a.

Objektivi kryesor i Juventusit për stolin ishte Pep Guardiaola por trajneri spanjoll nuk dëshironte të largohej nga drejtimi i Manchester City.

Një opsion ishte  edhe Antonio Conte por duket se drejtuesit e kampionëve të Italisë vendosën për Mauricio Sarrin. Raportohet se Sarri do të përfitojë 7 milion euro në sezon në drejtimin e zonjës së vjetër.

Tekniku ka patur kritika të shumta që kur mori drejtim e Chelsea pasi skuadra e tij  ishte shumë larg pritshmërie, për këtë arsye italiani dëshiron të largohet. Pas finales se Europa League palët pritet të ulen vetëm për të hedhur firmën mbi kontratë.

Tv Klan