Kreu i Parlamentit Evropian,  David Sassoli, ka reaguar pas takimit që ka pasur me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Në një postim në mediat sociale, Sassoli shprehet se ka pasur një takim të shkëlqyer me Ramën dhe thotë se Shqipëria po vijon reformat drejt rrugës për në BE.

Po ashtu presidenti i PE shprehet se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë dhe në luftën kundër Covid-19.

“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po vijon reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj u shpreha Parlamenti Evropian mbështet fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shprehet Sassoli.

Ky reagim i presidentit të PE vjen pas vizitës së Ramës në Bruksel ku është diskutuar për integrimin e Shqipërisë./tvklan.al