Juventusi humbi në shtëpi kundër Sasuolos me rezultatin 1-2 në takimin e javës së 10 të Serisë A. Kjo është humbja e tretë në kampionat për bardhezinjtë.

Dështimi ishe i hidhur për trajnerin Alegri që drejtonte ndeshjen e 200 te “Zonja e Vjetër”.

Bardhezinjtë kaluan në disavanazh në minutën e 44’, pasi u ndëshkuan nga Frattesi.

McKennie solli shpresën në të 76′, por “Zonja e Vjetër” u trondit në minutën e 5-të shtesë, nga një kundërsulm që u finalizua nga Maksim Lopez.

Pas barazimit në derbin e Italisë në “San Siro” u fol se Juvja ishte rikthyer në identitet e do të luftonte për vendin e parë, por bardhezinjtë morën humbjen e dytë në shtëpi në këtë sezon.

Atalanta fitoi me përmbysje ndaj Sampdorias në transfertë me rezultatin 3-1. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 10’ me Kaputon.

Por miqtë reaguan menjëherë dhe gjetën golin në të 17 me një autogol të Akildsen dhe pastaj rrjetën e  Zapatës. Në shtesë fitoren e vulosi Iliçiç.

Takimi midis Udineses dhe Veronës përfundoi në barazim 1-1.

Tv Klan