Si përfaqësues i një vendi që pak javë më parë u trondit nga përgjime që çuan në dorëheqjen e zv/kancelarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, zv/kancelari austriak në Shqipëri, Johan Sattler thotë se në rastin e përgjimeve në Shqipëri është drejtësia që duhet të veprojë. Ngjarjet e ditëve të fundit sipas tij vetëm sa përkeqësojnë imazhin e vendit.

Ambasadori shtoi më tej se kriza aktuale mund t’u japë kohë palëve për të reflektuar për një reformë të thellë në sistemin zgjedhjeve, ndërsa presion më të madh sipas tij duhet të ushtrojë shoqëria civile.

Sattler vlerëson Reformën në Drejtësi, por theksoi ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese, si një instrument që garanton funksionimin e demokracisë.

Tv Klan