Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka shfaqur interesim për të investuar te Milani. Zërat janë konfirmuar nga hetimi i Guardia di Finanzas për pronësinë e klubit kuqezi. Agjentët zbuluan një dokument specifik me titull: “Prezantimi i Investitorit për Milanin”

Fondi saudit kishte shfaqur gatishmërinë që të blinte 41.7% të aksioneve të kompanisë. Synimi është rritja e vlerës neto të tij, e cila aktualisht është rreth një mijë miliardë euro dhe për të depërtuar gjithnjë e më shumë në Evropë, edhe përmes sportit.

Në 2021, fondi saudit mori nën pronësi klubin e Newcaslte. Pas kontrollit në selinë e Milanit nga Guardia Di Financia dhe hetimit ndaj Gazidis dhe Furlanit, fondi RedBird ka sqaruar procesin e kalimit të pronësisë të bërë në gusht 2022 nga Elliott dhe marrjen në zotërim nga financier Gerry Cardinale.

“Fondi RedBird zotëron 99,93% të aksioneve të Milanit; 0.07% e aksioneve të mbetura është në duart e aksionerëve individualë italianë që janë mbështetës prej kohësh të Klubit”, thuhet në sqarimin e fondit  amerikan.

RedBird sqaroi se nuk po diskuton me asnjë investitor dhe pronësia do të ngelet e pandryshuar.

Klan News