Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Efekte nga protesta në Sauk …

Kështu e zunë rrugën gratë dhe fëmijët e Saukut. Janë pikërisht ato që mbajnë përditë këto bidona, shishe e karroca me ujë. Kjo histori ka dhjetë vite që vazhdon njëlloj si në dimër ashtu edhe në verë. Banorët ankohen se Sauku është pa ujë dhe e blejnë ujin me lekë.

Në Sukun e poshtëm jetojnë dhjetë mijë banorë. Rruga deri tek uji zgjat rreth 1 orë, ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe shoferët që u gjendën përballë kësaj proteste nuk u bënë zë. Edhe forcat e rendit dhe qarkullimit rrugor që erdhën këtu ishin të sjellshëm dhe të vetmit që i dëgjuan këto protestuese. Ndoshta për të shkuar më pas e t’i raportojnë Ministrit Poçi që është dhe deputeti i zonës pa ujë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti