“Stop” është ndalur në rrethrrotullimin e Savrës, në urën mbi linjën hekurudhore, ku mungojnë elementët e gominave që bashkojnë rrugën. Për këtë arsye, ky vend është kthyer në një burim aksidentesh. Ledian Saliaj, tregon, se duke udhëtuar në këtë aks, ka humbur kontrollin e automjetit, në përpjekje për të shmangur gropën e krijuar nga mungesa e gominave.

Për pasojë ai devijon disa metra, duke dëmtuar barrierat anësore të rrugës. Pas verifikimeve, Lediani u gjobit me 150 mijë Lekë të vjetra, por pa marrë parasysh elementin rrugë, dhe kushtet atmosferike. Gjobën e ka paguar, por sot Ledian Saliaj, kërkon të mos ketë fatkeqe të tjerë.

Ledian Saliaj: Duke udhëtuar ditën e shtunë në aksin Rrogozhinë- Fier humba kontrollin e automjetit në përpjekje për të shmangur këtë gropë e krijuar nga mungesa e gominave të urës. Nga momenti i devijimit të gropës kam mbajtur në kontroll makinë dhe  godita barrierat që janë zëvendësuar, po të mos ishin këto unë do kisha përfunduar në luginën që është poshtë. Pas pak minutash vjen policia nëse ka të lënduar nga ana ime. Duke pritur karotrecin, pasi makina nuk lëvizte më vijnë dy punonjës të policisë dhe me vendosin gjobë 15 mijë Lekë të reja. E pranoj dhe e kam paguar gjobën, por nesër mund të jem sërish unë apo dhe drejtues të tjerë që të paguajnë gjobë, për një arsye që nuk është vetëm pjesë e imja. Unë i bëj apel Policisë Rrugore që të marri masat për këtë segment rrugor.

Në Drejtorinë vendore të qarkullimit rrugor, thonë, se gjoba tashmë nuk ç’bëhet, sepse ka dalë në sistem.

Gazetarja-Juve jeni tek Komisioni?

Kryetari i Komisionit- Në Kominsion!

Gazetarja-Pse dolët juve me këtë vendim?

Kryetari i Komisionit-Praktika është tepër e rregullt. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe kështu në fakt ka ndodhur, shkaqet pastaj janë të tjera…

Gazetarja-Po mirë pra, tani shikohen të gjitha kushtet aty, ka qenë gropë, s’ka qenë gropë.

Kryetari i Komisionit-Tani, shkelësi nuk ka bërë asnjë deklaratë. Duhet të bëjë deklaratë!

Gazetarja-Pse s’i ke paraqitur në kohë?

Qytetari- Nuk e dija!

Kryetari i Komisionit-Ky nuk ka ngritur asnjë pretendim, ku është konstatuar kjo shkelje.

Gazetarja-Cfarë pretendimi të ngrejë ai, se nuk i është thënë…i është thënë me gojë, që shko e hidh në gjyq firmën e mirëmbajtjes!

Qytetari-Më ka thënë ky zotëria.

Gazetarja-Kush zotëri? Ky zotëria? Ka ndonjë mundësi, që kjo gjoba, domethënë të zhbëhet, apo ka dalë në sistem?

Kryetari i Komisionit-Ky e ka paguar dhe kjo është në sistem. Ne si Komision, nuk kemi asnjë lloj kopetence, për ta rishikuar!

Shefi i seksionit, Klodian Caushi tregon, se shqetësimi i është përcjellë ARRSH-së në mars 2019, por ky institucion nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ndërsa në një përgjigje zyrtare për “Stop” ARRSH sqaron, se projekti është në fazën e miratimit, dhe pritet, që së shpejti të fillojë implementimi i tij në terren. Shanset e ekipeve shqiptare në Europë.

Gazetarja: Përshëndetje, si kaluat, Odeta nga emsionit “Stop”?

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Mirë, faleminderit!

Gazetarja: Interesohem për rastin e qytetarit Ledian Saliaj, i cili është gjobitur për mungesë gomine ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat. Nuk e di a të kujtohet si rast?

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Jo! S’më kujtohet, por megjithatë do ta verifikojmë rastin, do të verifikojmë edhe procesverbalin, që ka mbajtur punonjësi i policisë.

Gazetarja: Po…

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Dhe unë s’e di, nëqoftëse ka bërë ankesë qytetari brenda afateve ligjore tek ne?

Gazetarja: Qytetari nuk e ka ditur pjesën e ankimimit, madje dhe tek procesverbali është vendi bosh.

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Drejtuesi i mjetit nuk ka deklaruar fare aty?

Gazetarja: Nuk ka deklaruar asnjë gjë, ka marrë gjobën dhe e ka paguar dhe pse nuk ka qenë dakord. Ju jeni në rregull  si policia që e keni gjobitur, por shkak ka qenë rruga.

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Po! Çfarë mund të ndihmoj tani?

Gazetarja: E mori, Ledianni gjobën, por mund të përsëri ai, më kupton…

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Shumë mirë, shumë mirë bëhet, që të riparohet si situatë edhe në të ardhmen!

Gazetarja: Çfarë ka bërë Drejtoria vendore e policisë rrugore me autoritetin rrugor?

Shefi i Seksionit Klodian Caushi-Është raportuar dhe do raportohet përsëri, derisa situata të stabilizohet, të merren masa prej tyre!

Më datën 13 Mars 2019 ky institucion i ka dërguar një shkresë zyrtarë Autoritetit Rrugor Shqiptar ku i kërkon të merren masa kufizim i shpejtësisë 60 km në orë edhe për rrugët e rrëshqitësve, të vendosen elementë të ngulitur, në urën mbi linjën hekurudhore të vendosen disa elementë të gomës që përbëjnë dhe mbulimin e bashkimi të elementëve të rrugë. Por nuk është marrë asnjë masë.

“Stop” i dërgoi një kërkesë Autoritetit Rrugor Shqiptar ku në kthim përgjigje thuhet se segmenti rrugor nga rrethrrotullimi Plugut deri në rrethrrotullimi Savër mbulohet nga projekti i mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate nga ana e kontraktorit është parqaitur një projekt zbatimi, aktualisht projekti është në fazë miratimi dhe pritet implementimi i tij në terren./tvklan.al