Sazan Guri debat me zv/drejtoreshën e UKT për ujin në Tiranë

Posta

Sazan Guri debat me zv/drejtoreshën e UKT për ujin në Tiranë

22:59 24/09/2019

Ambientalisti: E mori me 5 mijë Lekë dhe e çoi me 20 mijë Lekë; Gjebrea: Uji është i pijshëm

Ambientalisti Sazan Guri dhe zv/drejtoresha e UKT, Evis Gjebrea, kanë replikuar në emisionin “Opinion” për furnizimin me ujë në Tiranë. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu lexoi disa mesazhe të qytetarëve që ankohen për mungesë uji në çezmat e tyre. Zv/drejtoresha Gjebrea sqaroi se për shkak të çarjes së tubit kryesor të furnizmit me ujë nga Bovilla, u prekën zonat më të madha në kryeqytet, si “Myslym Shyri”, Bulevardi i Ri, Lapraka, Medresa etj.

Ambientalisti Sazan Guri thotë se tarifa e ujit në Tiranë është rritur dhe është ulur koha e furnizimit. Ndërsa zv/drejtoresha e UKT replikoi duke thënë se uji është i pijshëm, por problem janë depozitat e pallateve të cilat duhen pastruar.

Evis Gjebrea: Në momentin aktual po shfrytëzohet 60% e kapacitetit të Bovillës sepse turbullira vjen duke rënë. Kur të jetë turbullira zero, do të jetë 100%. Jemi 60% dhe sapo janë hapur dhe linjat e rrjetit të shpërndarjes, çka do të thotë që depot janë mbushur dhe tani po kalojnë në rrjetin e shpërndarjes.

Blendi Fevziu: Sa problem ka Tirana me uji në kushte normale?

Evis Gjebrea: Në kushte normale, ne nuk kemi probleme të kapacitetit që ekziston për të furnizuar Tiranën me uji. Kemi probleme të rrjetit, të cilat kanë qenë amortizime, sepse problemet janë të hershme. Që nga mbipopullimi i Tiranës, janë bërë ndërtime pa fund, ndërtime informale. Ujësjellësi është pyetur përpara, a mund të ndërtoj në këtë vend dhe unë të kem mundësi…Ne kemi 100% kapacitet të furnizojmë sepse dhe Bovilla nuk shfrytëzohet plotësisht. Ne tani kemi bërë investimin e Yzberishtit që është rritur kapaciteti me 30%. Ne prodhojmë 250 mijë metra/kub ujë në ditë.

Sazan Guri: Kryetari i Bashkisë e mori me 13.5 orë mesatare në ditë, e çoi me 10.5 orë mesatare në ditë. E mori me 5 mijë Lekë (të vjetra) dhe e çoi me 20 mijë Lekë (të vjetra). Edhe prapë jep ujë të ndotur. Në faturë thotë ujë edhe jep ujë të ndotur.

Evis Gjebrea: Thotë ujë sepse uji është i pijshëm.

Sazan Guri: Jo uji nuk është i pijshëm.

Evis Gjebrea: Ne jemi përgjegjës deri tek pallati. Por, duke qenë se ndër vite kemi depozitat, atëherë kjo është një përgjegjësi e administratorëve të pallatit, të cilët janë përgjegjës që duhet të pastrohen depozitat. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi