Edhe pse në fillim nuk ka qenë shumë entuziast me ftesën për të kërcyer në spektaklin “Dance with me”, në Tv Klan ka qene një fjalë e vetme e bërë nga producentja dhe regjisorja Vera Grabocka që ka bindur ambientalistin Sazan Guri. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai foli për ftesën në spektaklin “Dancë with me”.

“E kundërshtova në fillim ftesën, nuk dua të bëj show, edhe pse kam shumë propozime. Por Zonja Vera Grabocka më bindi, me një fjalë të vetme. “Bashkë do japim mesazhe”.

Kjo ka mjaftuar që Sazan Guri ti bashkohet kastës së konkurrentëve të tjerë për të kërcyer çdo të hënë në spektaklin më të madh të kërcimit “Dance with me” në Tv Klan.

“Unë kuptova që krahas përpjekjeve, mesazheve, leksione- këshilla, protesta, thashë pse mos të japim mesazhe brenda një emisioni që ka shije artistike”.

Sazani rrëfeu se brenda ambienteve të Tv Klan, ai ka gjetur shumë dashuri dhe një frymë shumë pozitive.

“Unë duhet të vi tre orë në ditë për të kërcyer. Edhe pse erdha në fillim i mërzitur gjeta një frymë shumë të mirë. Që nga zonja Vera, Albi Nako është fantastik edhe partnerja ime Kiara Tito është shumë e mirë. Më pëlqen kërcimi, edhe pse nuk kërcej sipas rregullave, por e vallëzoj mirë, bëj aktrim.

Sazan Guri është një prej figurave dhe zërave më të spikatur dhe mbron me pathos temat dhe problemet që kanë lidhje me ambientin apo me natyrën.

/tvklan.al