Për të dytin vit radhazi në krye të listës së Forbes

Ky vit ka qënë i mbarë për Scarlett Johansson, pasi kryeson listën e revistës prestigjoze Forbes. Me plot 56 milionë Dollarë të fituara, 34-vjeçarja ja ka dalë të mbajë fronin e aktores më të paguar për të dytin vit radhazi.

Këtë herë fitimet janë 15.5 milionë Dollarë më shumë se 12 muaj më parë. Sukses sigurisht që i dedikohet filmit “Avengers: Endgame”.

E dyta në rënditje është Sofia Vergara. Kolumbiania fitoi 44.1 milionë Dollarë. Pas saj renditet Reese Witherspoon me 35 milionë, Nicole Kidman, Jennifer Aniston, ndërsa Ellen Pompeo mbyll listën e 10 femrave më të paguara me 22 milionë Dollarë.

Ndryshe nga lista e aktorëve më të paguar të cilën e kryesonte Dwayne Johnson, në atë të femrave vihet re se nuk ka asnjë aktore me ngjyrë.

Klan Plus