Scarlett Johansson është e vetmja femër në listën e top dhjetëshes më të lartë të yjeve të filmit, të të gjitha kohërave. Ky klasifikim, i cili ka renditur aktorët në përputhje më sasinë e parave që kanë fituar “Kompanitë e Filmave”, u publikua në faqen e internetit

“Box Oficce Mojo”.

Harrison Ford është aktori mashkull në krye të listës me 41 filma, duke sjellë fitimin e 4.9 miliardë dollarë.

harry

Ndërsa Scarlet Johansson ka realizuar 37 filma, duke përfshirë edhe suksesin e

“Avengers”,

e cila pati të ardhura bruto më shumë se 3.3 miliardë dollarë në SHBA.

31- vjeçarja është edhe aktorja më e re në krye të top dhjetëshes më të suksesshme. Aktorja kohët e fundit ka folur për hendekun mbi pagat gjinore në Hollywood, duke thënë për Cosmopolitan,

“ Ka diçka të pakëndshme në lidhje me këtë bisedë derisa të zbatohet në një tërësi të madhe. Unë jam me shumë fat, bëj një jetë të mirë dhe jam krenare që jam një aktore që po bëj më shumë se kolegët e mi meshkuj në këtë fazë”.

cam

Ndërkohë, Cameron Diaz ishte aktorja e cila nuk u fut në dhjetëshen më të mirë por u rendit në vendin e 19, duke mbledhur 3 miliardë dollarë.

/tvklan.al