Scarlett Johansson tregon tatuazhet e shumta

Scarlett Johansson tregon tatuazhet e shumta

23:40 10/08/2022

Aktorja ka shijuar pushimet në jaht së bashku me bashkëshortin dhe miqtë

Scarlett Johansson ka shijuar pushimet e verës me bashkëshortin e saj, Colin Jost. Çifti ishin në një jaht së bashku me një grup miqsh.

Aktorja 37-vjeçare u pa e veshur me bikini ngjyrë të kuqe. Ajo e plotësoi pamjen e saj me një kapele dhe bizhuteri ari ndërsa ka nxjerrë në pah tatuazhet e saj të shumta. Aktorja u fotografua duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa një mik peshkonte pranë saj.

Nuk dihet nëse djali i saj 11-muajsh, Cosmo ka qenë prezent në jaht.

Johansson dhe Jost fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u fejuan dy vite më vonë. Ata u  martuan në një ceremoni private në shtëpinë e aktores në Nju Jork në vitin 2020.

Vetëm vitin e kaluar, dyshja surprizuan fansat kur mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku pasi e mbajtën të fshehtë shtatzëninë.

Klan News





Të ngjashme