SchumiKushtetet shëndetësore të Michael Schumacher, kritike që pas aksidentit në Meribel, u përkeqësuan në mënyrë dramatike për shkak të një seri shpërkujdesjesh gjatë operacionit të shpëtimit. Kjo është deklarata që vjen nga Gary Hartstein, mjek i garave Formula 1 nga viti 2005-2012. Për britaniken Sun ai thotë se duhet të përgatitemi për më të keqen sa i përket shëndetit të Michael Schumacher, i cili ndodhet në koma prej 3 muajsh.

Sipas mjekut, përpara se të trasportohej për në spitalin e Grenoble-s, një seri gabimesh kanë përkeqësuar shëndetin e Michael, duke e bërë edhe më të vështirë zgjimin e tij nga koma. Sipas Hartstein, nuk mund të trasportohet një pacient për të cilin dyshohet se ka pësuar një dëmtim në kokë në një spital ku nuk ka repart neurokirurgjie, duke iu referuar faktit se përpara se të mbërrinte në Grenoble, kampioni i botës, u dërghua me helikopter në spitalin më të vogël të Moutiers.

Prej tre muajsh në koma pas aksidentit në ski që ndodhi më 29 dhjetor në Meribel të Francës, kampioni gjerman vazhdon të mos japë asnjë shenjë rizgjimi. Vetëm 10 ditë më parë zëdhënësja e Schumacher, Sabine Kehm, u shpreh optimiste për procesin e rizgjimit të kampionit të botës për 7 herë radhazi, duke thënë se do të duhej kohë, megjithatë gjendja e Schumit dukej pozitive.

E.Kalaja