Suksesi i parë për djalin e Michael Schumacher

Mick Schumacher po ndjek hapat e babait të tij, Michael. 20-vjeçari fitoi garën e parë në Formula 2 në pistën e Hungaroring si pjesë e ekipit Prema. Një objektiv i arritur Schumi Junior, pas një paraqitje tepër të mirë, ku kryesoi gjatë të gjithë kohës para japonezit Matsushita dhe brazilianit Sette Camara.

Mick Schumacher, pilot i Formula 2: Të fitosh në Formula 2 është diçka e madhe. Duhet të punoj më shumë. Ndoshta mund të shkoj vitin e ardhshëm në Formula 1, ose pas 2 ose 3 vitesh, nuk di të them.

Në 2018 u shpall kampion në Formula 3. Mick Schumacher duhet të mbajë mbi shpatulla një trashëgimi të madhe, pasi babai i tij Michael u shpall 7 herë kampion i botës në Formula 1. Schumi prej vitit 2013 është kujdes mjekësor, pas problemeve që i shkaktoi një aksident me ski në alpet e Francës.

Tv Klan