Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schütz në një deklaratë lidhur me Reformën në Drejtësi është shprehur se kjo është një javë vendimesh të rëndësishme, pasi reforma ka një rol të kyç në përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në”.

Gjithashtu ambasadorja nënvizon si të rëndësishme dhe zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësisë. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”.

/tvklan.al