Pas ambasadorit amerikan edhe ajo gjermane Susanne Schütz thotë se zgjedhjet pa opozitën janë të ligjshme dhe se Gjermania do t’i njohë ato. Schütz ka përforcuar qëndrimin e dhënë dy javë më parë nga ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, se zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e dekretuar nga presidenti.

 “Shpresojmë që në këtë proces zgjedhor të mund të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor ky është një vendim i trishtuar për ne, por ne do ti njohim këto zgjedhje.”

Këtë deklaratë ambasadorja gjermane e bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me qeverinë shqiptarë për financimin e programit të efiçencës së energjisë në konviktet e qytetit studenti. 

Tv Klan