Ylli i filmave aksion Arnold Schwarzenegger u nderua nga Muzeu i Holokaustit në një ceremoni në Beverly Hills. Schwarzenegger mori “Çmimin e Guximit” përurues të muzeut të Los Anxhelosit për punën e tij në mbrojtje kundër antisemitizmit dhe fanatizmit.

“Unë jam nderuar me shumë çmime në jetën time si Z.Universi, Zoti Botë, Z.Olympia e të tjerë çmime. Ky është një çmim për zemrën time, kështu që është i mrekullueshëm.”

Schwarzenegger ia dorëzoi çmimin miku i tij, producenti i filmit Mike Medavoy, të cilin aktori e vlerësoi se i dha atij një mundësi të madhe në Hollywood kur askush tjetër nuk donte ta bënte.

“Kur të gjithë në Hollywood thanë se nuk do të jesh kurrë në kinema. Ai kurrë nuk do të jetë një njeri kryesor. Ju keni një theks. Të gjithë frikësohen kur dëgjojnë zërin tuaj. Trupi juaj është shumë i madh. Në krahasim me të tjerë aktorë të asaj kohe si Dustin Hoffman, Woody Allen, apo Al Pacino. Këta djem peshojnë më pak ndërsa ti je gjigand, kështu që nuk funksionon mu shprehën ata.”

Schwarzenegger me origjinë austriake është djali i një anëtari të partisë naziste që shërbeu në ushtrinë gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Autoritetet dhe grupet e shoqërisë civile në shumë vende kanë raportuar një rritje të antisemitizmit që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor dhe bombardimet pasuese të Rripit të Gazës nga ushtria izraelite.

Klan News