Regjisori pritet të shfaqë filmin në Festivalin e Kanës i cili fillon muajin e ardhshëm

Regjisori Martin Scorsese do të prezantojë në Festivalin e Kanës filmin e tij  më të ri artistik ‘Killers of the Floëer Moon’.

Bazuar në librin më të shitur të autorit David Grann dhe shkruar për ekranin nga Eric Roth dhe Martin Scorsese,  ‘Killers of the Floëer Moon ’ tregon historinë e vrasjeve brutale pas tentativave për shpronësimin e tokave të pasura me naftë të një familjeje në Oklahoma.

Përvec historisë interesante , kasti i filmit përbëhet nga yje të Hollivudit si Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Cara Jade Myers etj.

Përveçse si aktor, Di Caprio  në këtë film është edhe producent ndërsa bashkëpunimi mes aktorit dhe regjisorit është i shtati mes tyre.

Në tapetion e kuq të festivalit të  Kanës i cili fillon më 16 Maj pritet të parakalojnë Martin Scorsese dhe i gjithë kasti i aktorëve.

Filmi do të shfaqet të shtunën më 20 Maj në teatrin e madh Lumier në Paris.

Klan News