Në 17 Shkurt të vitit 2008 Kosova fitoi pavarësinë dhe u shpall shtet i lirë. Të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës përjetuan një lumturi mjaft të madhe dhe u ndjenë më krenarë se kurrë.

Sot në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës shumë personazhe të showbizit kanë reaguar nëpër rrjetet sociale ku shprehin gëzimin dhe lumturinë për këtë ditë.

Një ndër ta ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila përmes një postimi në Instagram i ka uruar Kosovës pavarësinë. Ajo shprehet se ende i kujtohen emocionet e bukura që ka përjetuar në momentet e shpalljes së pavarësisë të cilën e ndiqte live nga ekrani.

 “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish”, ka shkruar Dua./tvklan.al