Fifi pranon që ka qenë e dashuruar marrëzisht

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi ka folur sot për jetën e saj private. Në një postim në Instagram, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve që ta pyesin.

“Pse e harrojmë veten dhe rëndësinë kur dashurojmë?”, është ky postimi që ka ngjallur interes tek fansat të cilët kanë kërkuar që Fifi “të hapë zemrën”.
Një prej ndjekësve në rrjetin social e pyet nëse artistja ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe ka marrë prej saj një përgjigje befasuese.

“Marrëzisht/ kokë e këmbë…ama mua s’e di a më ka dashur ndonjëherë”, është shprehur Fifi duke e shoqëruar dhe me dy emoji. Edhe pse ka pranuar se ka qenë e dashuruar, ende nuk ka treguar se cili ka qenë djali që i ka marrë zemrën./tvklan.al