Përfundojnë me sukses testet në Arizona për makinën e ëndrrave, Bugatti Centodieci. Së shpejti do të dalë në treg, në edicion të limituar. Do të prodhohen vetëm 10 të tilla, njëra prej të cilave e prenotuar e porositur nga Christiano Ronaldo dhe me një çmim prej 8 mln euro.

Automjeti është vënë në provë në shkretëtirat e Arizonës dhe Californisë, për të testuar funksionimin edhe në temperatura ekstreme, në këtë rast ato të larta mbi 50 gradë.

Bugatti 110 është realizuar në gjurmët e Chiron dhe premton të ketë një start që arrin në 100 km/orë në vetëm 2.4 sek nga nisja. Ndërkohë që maksimumi i shpejtësisë që arrin kjo supermakinë është 380 km në orë.

Klan News