Zaimina Vasjari ka dhënë një muaj më parë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

Së fundmi, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit një set fotografik me vogëlushen e saj, Khloe ku dhe ka zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet me një vogëlush.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë që i zbulonte barkun. Po ashtu, e bija, Khloe ishte e veshur po ashtu me një fustan të bardhë, ndërkohë që duart i kishte lyer me ngjyrë bojëqielli që simbolizon se së shpejti do të bëhet me një vëlla.

“Mezi po të presim”, ka shkruar këngëtarja krahas këtyre fotove mjaft të ëmbla./tvklan.al