Rrymat Dancehall dhe Pop do bashkohen sërish në bashkëpunimin e fundit të Sean Paul dhe Shakirës, me titull “Mad Love”.

Këngëtari xhamajkan shpjegon se gjithmonë ka dashur një bashkëpunim me Shakirën dhe këtë ia kishte thënë vetë yllit kolumbian kur i kishte propozuar duetin.

Sean Paul ka shënuar një sërë suksesesh duke kënduar përkrah yjeve të tjerë si Beyoncé, Kelly Rowland apo Alexis Jordan. “Mad Love”, “Dashuri e marrë”, është bashkëpunimi i fundit i Sean Paul, i cili po përgatit albumin e ri.

Kënga është krijuar nga Dj i njohur francez David Guetta dhe pritet të dalë ditët e ardhshme.

Tv Klan