Në Gjykatën e Faktit në Tiranë ka vazhduar seanca e 19-të gjyqësore ndaj Myrteza Çaushit dhe njerëzve të tij. Gjyqtari Martin Deda hapi seancën duke ftuar dëshmitarët e akuzës, por meqë ato nuk kishin ardhur dëshmuan tre dëshmitarët e mbrojtjes. Dëshmitarja e parë Fatbardha Alimuçaj dëshmoi rreth një vrasje të kryer para shtëpisë së saj në Mars të 1997-ës, vrasje pët të cilët akuzohen një nga shokët e Zanit, Leonard Idrizi.

Dëshmitarja Alimuçaj tha se viktima ishte vrarë pa dashje. Ajo në dëshminë e saj tha se i kishte parë të përqafohen me njëri-tjetrin dhe vetëm pak sekonda më pas ka dëgjuar një krismë. Ajo përsëriti disa herë që vrasja ishte aksientale dhe jo e qëllimtë.

Ndërsa dëshmitari i dytë Syrja Sherifi i cili ka qënë dhe anëtar i Komitetit të Shpëtimit Publik në qytetin e Vlorës, gjatë rrëmujave të Marsit dëshmoi se Zani Çaushi she shokët e tij ishin të vetmit që në atë periudhë zëvëndësuan policinë e shtetit duke u dalë në mbrojtje qytetarëve.

Xhevit Dalipi dëshmitari i fundit i dorëzoi gjyqtarit Deda një peticion të 412 banorëve të lagjes “24 Maji ” Vlorë, ku ata protestojnë për mbajtjen e Zanit në burg pa asnjë lloj motivi apo akuze të provuar. Sipas Dalipit ata do të krijojnë shoqatë bamirëse jo fitimprurëse Zani Çaushi./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj