Dy orë kanë mjaftuar që katër dëshmitarët e Zani Çaushit të thirrur nga akuza të dëshmojnë. Edhe këtë herë janë paraqitur duke mos qënë dëshmitarët që priteshin të akuzuarit më të njohur dhe bandës së tij të vitit 1997 në Vlorë.

Një polic dhe tre familjarë është përbërja e dëshmitarëve të sotëm të cilët kanë dëshmuar një pafajshmëri të të akuzuarit Çaushi duke sjellë fakte mbrojtëse. Gjyqi i shumëpërfolur i cili mendohet se zgjidh gjithçka nxjerr të vërtetën dhe gjykon gabimin, duket se ky është larg gjetjes së këtij të fundit dhe atij që e ka bërë atë.

Edhe këtë herë seanca shtyhet për një tjetër ditë që mbase do të shënojë më shumë dëshmitarë, të cilët do të kenë më shumë kurajo që të akuzojnë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti