Zani Çaushi dhe shokët e tij që akuzohen se kanë qënë pjesë e një bande të armatosur, u përballen sot në seancën gjyqësore me gjashtë deshmitarë të thirrur nga organi akuzës. Vetëm dy prej tyre kanë akuzuar Zani Çaushin se është autor i vrasjes së dy personave, por është hedhur poshtë si akuzë pasi nuk rezultojnë prova konkrete pasi asnjë nga dëshmitarët nuk ka qenë prezent vetë në ngjarje.

Mustafa dhe Rexhep Dednika, të cilëve u janë vrarë djemtë, thanë se enigmën e ndodhisë së ngjarjes do ta shpjegonin vetë të pandehurit. Nga ana tjeter, Zani i ka mohuar i revoltuar akuzat për vrasje duke thënë se nuk kishte aspak qëllim të vriste Edmond dhe Neritan Dednikën.

Pamje nga zhvillimi i seancës së gjyqit të Zani Çaushit./tvklan.al