Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi; Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Anëtarët e Komisionit për Arsim, të cilët ditë më parë vizituan Luginën e Preshevës, kanë vlerësuar se gjendja e shqiptarëve atje është më e keqe se para 4 vitesh.

Ata diskutuan rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës, ndërsa u vendos që për të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme.

“Vetëm ne nuk jemi financues të komunitetit atje, shtetet që kanë komunitete i financojnë, ne jemi për me pas një fond për t’i ndihmuar. Kërkesa tjetër është transferimi i mjeteve përmes Shqipërisë, tjetër kërkesë me qenë pjesëmarrës në dialog, ne mund ta transmetojmë këtë kërkesë por është kërkesë politike”, thotë Nait Hasani, kryetar i Komisionit të Arsimit në Kosovë.

“Ata kërkuan një fond për Luginën, mënyra se si shkojnë mjetet ishte e vrazhdë përmes Shqipërisë dhe kalon periudhë 1-vjeçare deri të shkojnë mjetet. Duhet me pyet në Shqipëri pse shkon kjo kohë”, shprehet deputetja Teuta Haxhiu.

Një delegacion i Kosovës në fillim të këtij muaji vizituan Luginën e Preshevës ku janë njoftuar  për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje.

Tv Klan