Producenti u pa mjaft i lumtur së bashku me miqtë e tij në New York

Pas ndarjes nga modelja bukuroshe Emily Ratajkowski, producenti Sebastian Bear-McClard u pa mjaft i lumtur së bashku me miqtë e tij në një dyqan ushqimor në New York.

Sipas mediave të huaja, 34-vjeçari nuk dukej fare i shqetësuar nga drama në jetën e tij, përkundrazi ai dhe shokët e tij dukeshin të lumtur dhe të qeshur teksa po merrnin furnizime, ku dukej sikur do të  organizonin një festë mes djemsh.

Emily Ratajkoëski dhe Sebastian Bear-McClard konfirmuan martesën e tyre në 2018, ndërsa në vitin 2021 ata u bënë prindër të një djali Sylvester Apollo Bear. Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre pas katër vitesh pasi dyshohet se 34-vjeçari e ka tradhtuar modelen amerikane.

Klan News