Sebino Plaku do të luajë për Kukësin të paktën për Kupat e Europës. Sulmuesi firmosi kontratën që ka si opsion rinovimi edhe zgjatjen për 1 vit.

Plaku është aktivizuar më shumë ekipe të Shqipëri, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë edhe e kampionatit norvegjez dhe polak. Sezonin e fundit 33-vjeçari luajti për Kamzën ku shënoi 13 gola vetëm në Superligë. Sebino Plaku është përforcimi i pestë i Kukësit për merkaton e verës.

Tv Klan