“Sedër”, gjithçka nis nga…

“Sedër”, gjithçka nis nga…

18:28 20/09/2019

“Sedër”, është filmi më i fundit që është shfaqur premierë ditën e djeshme në rrjetin e kinemave në kryeqytet.

Një film, i cili ka në qendër realitetin e shoqërisë shqiptare dhe që ndërthur zhanrin komedi, dramë dhe aksion. “Sedër”, është film 110 minuta, ka një kast prej 70 aktorësh, ku ndër to në role kryesore janë Marius Dervishi i njohur ndryshe si Zebervoki dhe Arber Xhemali. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja  e një prej aktorëve më të spikatur të kinematografisë shqiptare, Mehdi Malkaj. Por për të rrëfyer më shumë rreth këtij filmi ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan producenti dhe njëkohësit aktor në filmin “Sedër”, Marius Dervishi.

“Nuk është e lehtë të bësh një film, por shkoi mirë çdo gjë mirë fatmirësisht. Filmi është pritur mirë dhe kjo më ka dhënë kurajë të bëj edhe pjesën e dytë të filmit sepse ky film është me dy pjesë. Pjesa e parë mbyllet në një moment kulminant për të krijuar idenë se çfarë do të ndodhë më tej. “Sedër” është filmi im i parë, ka qenë ideja ime për realizmin e tij, por prita momentin e duhur. Ideja e realizimit ka të bëjë me një problematikë që has shoqëria shqiptare siç është sedra. Sedra është një element që të shtyn të ndërmarrësh hapa fatalë ose të ndërgjegjëson që të mos i tejkalosh normat. Në film kemi të bëjmë me një personazh që është një prind i “dështuar” që jam unë në film, Roni i Selimes. Gjithçka nis nga një zënkë fëmijësh në shkollë. Nga kjo zënkë Roni i Selimes nis të merret me grupe kriminale për t’u hakmarrë dhe sakrifikon shumë. Është 110 minuta film dhe jam i kënaqur me atë çfarë kemi realizuar. Skenat e filmit janë xhiruar në Tiranë dhe Elbasan dhe na ka marrë rreth 1 vit e gjysmë kohë”, tha Dervishi./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT