Taulant Seferi po kalon një periudhë të shkëlqyer. Pas golave në Kombëtaren Shpresa ai ishte vendimtar në ligën e dytë në Zvicër me Winterthur. Skuadra që synon ngjitje një kategori më lart mundi Vaduz me rezultatin 2 – 1. Goli i sulmuesit shqiptar në minutën e 34’ rezultoi përcaktues për ndeshjen.

Ky ishte goli i katërt në këtë sezon të Challenge League për Taulant Seferin, i cili luan i huazuar nga Young Boys. Winterthur në 11 javë kampionat ka grumbulluar 20 pikë.

Liga e dytë në Zvicër ka shumë rivalitet, pasi pjesa më e madhe e ekipeve janë pranë me pikë. Në Superligë ngjitet direkt kampioni, ndërsa vendi i dytë luan takimet Play Off./tvklan.al