Seriali turk “Amaneti” i cili transmetohet çdo ditë në Tv Klan, është kthyer në një ndër më të preferuarit për publikun shqiptar. Aktorët kryesorë janë Seher dhe Jaman të cilët krijojnë një çift mjaft të bukur me njëri-tjetrin, por po aludohet se ata janë në një lidhje dashurie edhe jashtë ekranit.

Sila Turkoglu dhe Halil Ibrahim Ceyhan janë filmuar të kapur përdore dhe video e tyre po bën xhiron e rrjetit. Nuk dihet nëse çifti ka qenë në xhirime apo ka nisur një histori dashurie mes tyre.

Të dy aktorët nuk kanë reaguar ende për këto reagime, por për një lidhje të mundshme mes tyre po përflitet edhe në mediat turke. /tvklan.al