Konferenca rajonale “Fuqia e bashkëpunimit” organizuar në Tiranë kishte në fokus bashkëpunimin e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të institucioneve që përfaqësojnë hallkat kryesore të qeverisjes.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko teksa institucionet financiare përballen me sfida të ndryshme, roli i audituesve mbetet tepër i rëndësishëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet audituesve, ndihmon në përmirësimin e kontrollit të brendshëm dhe krijon besim tek të gjitha palët e interesuara përfshirë edhe publikun. Në një kontekst më të gjerë, ku institucionet financiare përballen me sfida të reja si digjitalizimi, rritja e rreziqeve kibernetike, zhvillimet klimatike dhe presionet për qëndrueshmëri, roli i audituesve dhe bashkëpunimi mes tyre e autoriteteve rregullatore mbetet kyç për ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare dhe transparencës”, tha Gent Sejko.

Nga ana tjetër Sejko nënvizoi se Departamenti i Mbikëqyrjes në Bankën Qendrore siguron një qasje të koordinuar dhe efikase ndaj menaxhimit të risqeve.  

Klan News