Guvernatori: Ndër vendet e rajonit, Shqipëria ka rritjen më të lartë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes. Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie.
“Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike, normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit. Bilancet e shëndetshme të bizneseve dhe familjeve shqiptare, ambientin e qëndrueshëm financiar, mbështetjen me kredi që sektori bankar vijon të japë për zgjerimin konsumit dhe të investimeve.”
“Sipas BERZH rritja ekonomikë e viti 2023 ka qenë tepër surprizuese duek arritur në shifrat e 3.5% ku ndikimin më të madh e ka pasur sektori i turizmit i ndjekur nga shitja e pasurive të paluajtshme.”
“Ekonomia shqiptare ka rezultuar e qëndrueshme dhe është rikuperuar në vijimësi. Sipas gjetjeve tona, rritja ekonomike e 2023 ka arritur ne 3.5%. Bazuar n֝ë raportet tona, turizmi ka qenë sektori me ndikimin më të madh në ecurinë ekonomike. Gjithashtu dhe konsumi i fortë i ndikuar po nga turizmi apo shitja e pasurive të paluajtshme, kanë shënuar indikatorë tejet pozitive në ekonominë e Shqipërisë. Bazuar në këto indikatorë parashikojmë që rritja ekonomike gjatë 2024 të jetë 3.3%.”
Mbështetja nga BERZH ka qenë e madhe në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë.
“Në 2023 ne ndihmuam me 85 milione Euro financim me bankat partnere në Shqipëri, ku në fokus kemi patur sektorët e agrobiznesit dhe turizmit. Gjithashtu kemi mbështetur edhe ndërmarrjet e reja në aktivitetin e tyre.”
Si Guvernatori Sejko ashtu edhe përfaqësuesit e BERZH nënvizuan se ndryshimet klimatike dhe risqet e tregjeve europiane mbeten sfiduese edhe për ekonominë shqiptare.
Klan News