“Duhet të reduktojmë Cash-in në ekonomi”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shprehet se ekonomia shqiptare është në fazën e ndërkombëtarizimit, duke sqaruar se përveç përfitimeve, ka dhe sfida për institucionet.

Gjatë një forumi të organizatës Euromoney të mbajtur me investitorë shqiptarë e të huaj në Vjenë, kreu i Bankës Qendrore ftoi ata të investojnë në Shqipëri si një vend me potenciale të mëdha zhvillimi dhe ndërsa nxiti institucionet që të bëjnë vendin tonë më të konkurrueshëm.

Gjatë takimeve të mbajtura me autoritetet rajonale të Ballkanit, kreu i Bankës Qendrore foli edhe mbi nevojat e reduktimit të qarkullimit të Cash-it në ekonomi dhe kostove që i vijnë asaj nga përdorimi i madh në vendin tonë.

Tv Klan