Banka e Shqipërisë ka nisur studimin e nivelit të borxhit që kanë korporatat e mëdha.

Gjatë takimeve të zhvilluara nga Klubi i Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Ballkanit dhe Detit të Zi, në Bukuresht, kreu i bankës qendrore Gent Sejko tha se në bazë të vrojtimeve që janë bërë në vendin tonë, niveli i borxhit të marrë nga bizneset e mëdha është në i kontrolluar.

Guvernatori Sejko tha gjatë fjalës së tij se sektori bankar në Shqipëri është likuid dhe mund të përballojë rreziqet potenciale.

Ai tërhoqi vëmendjen se duhet të sigurohen të dhëna për natyrën e borxhit të korporatave, pasi në momentin që do të ketë një normalizim të politikës monetare nga ana e bankave qendrore, këto kompani do të kenë kosto më të mëdha për të paguar borxhin e marrë.

Tv Klan